Tre të vdekur e 18 të plagosur nga sulmi ukrainas në Moskë
Ukraina ka kryer të martën sulmin më të madh me dronë ndaj rajonit të Moskës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve, sipas autoriteteve ruse. Si pasojë e sulmit, dy aeroporte në Moskë u mbyllën për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Gjithashtu, dy aeroporte të tjera në lindje të qytetit […]
Ukraina ka kryer të martën sulmin më të madh me dronë ndaj rajonit të Moskës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve, sipas autoriteteve ruse.
Si pasojë e sulmit, dy aeroporte në Moskë u mbyllën për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Gjithashtu, dy aeroporte të tjera në lindje të qytetit u mbyllën, duke shkaktuar anulimin dhe ripërcaktimin e fluturimeve që kishin si destinacion Moskën.
Nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kanë mbrojtur hapësirën ajrore kundër sulmeve me raketa balistike dhe dronë nga Rusia.
Autoritetet ukrainase gjithashtu raportuan se një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar pas një serie sulmesh nga Rusia.















