Polica e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte kanë marrë informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Dukagjini do të iu mbaj të informuar për çdo detaj rreth këtij rasti.