Tre të vdekur nga një shpërthim i dyshuar i hantavirusit në një anije turistike në Atlantik

Tre persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike që po lundronte në Oqeanin Atlantik, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë për BBC.

Sipas WHO-së, një rast i hantavirusit është konfirmuar, ndërsa edhe pesë raste të tjera janë nën hetim. Një shtetas britanik raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në terapi intensive.

Shpërthimi është raportuar në bordin e anijes MV Hondius, e cila po udhëtonte nga Argjentina drejt Kepi i Gjelbër.

Infeksionet me hantavirus zakonisht lidhen me ekspozimin ndaj mjediseve të ndotura, si kontakti me urinën ose jashtëqitjet e brejtësve të infektuar. Në raste të rralla, virusi mund të përhapet edhe nga njeriu te njeriu, duke shkaktuar sëmundje të rënda respiratore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afrikës së Jugut, Foster Mohale, ka deklaruar më herët për BBC se të paktën dy persona kishin vdekur.

Anija MV Hondius operohet nga kompania holandeze Oceanwide Expeditions. Sipas itinerarit të publikuar, ajo ishte nisur nga Ushuaia më 20 mars dhe pritej të përfundonte udhëtimin më 4 maj në Kepin e Gjelbër.

Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë bërë të ditur se personi i parë që shfaqi simptoma ishte një pasagjer 70-vjeçar, i cili vdiq në bord. Trupi i tij ndodhet aktualisht në ishullin Saint Helena.

Bashkëshortja e tij, 69 vjeçe, u sëmur gjithashtu dhe u evakuua në Afrikën e Jugut, ku ndërroi jetë në një spital në Johanesburg.

Ndërkohë, WHO po koordinon me shtetet anëtare dhe operatorët e anijes për evakuimin mjekësor të dy pasagjerëve me simptoma, si dhe për një vlerësim të plotë të rrezikut për shëndetin publik dhe mbështetje për personat që ndodhen ende në bord.

Organizata e ka cilësuar situatën si një “ngjarje të shëndetit publik”.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika