Tre të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga sulmet izraelite në fshatrat e Libanit jugor

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite të kryera në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa sulmet në jug të Libanit po intensifikohen, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).

Dy prej viktimave janë identifikuar si babë e bir të cilët u vranë në një sulm ajror të forcave izraelite në shtëpinë e tyre në lagjen Al-Marj të qytetit Ansar, në veri të Tyros.

Sipas NNA-së, shtatë anëtarë të tjerë të familjes mbetën të plagosur, shkruan Al Jazeera, transmeton Dukagjini.

Agjencia shtetërore raportoi gjithashtu se forcat izraelite kryen një tjetër sulm ajror mëngjesin e së shtunës në rrugën Sharifa–Habbouch–Nabatieh, ku u vra një civil dhe një tjetër mbeti në gjendje kritike.

Një sulm tjetër ajror izraelit u raportua, ku sipas raportimeve tre persona u plagosën.

NNA bëri të ditur gjithashtu se rreth orës 08:15 sipas kohës lokale (05:15 GMT), qyteti Ansar u godit nga një sulm ajror që shkatërroi qendrën tregtare Al-Khalil në qendër të qytetit.

Ndërkaq, në orën 09:30 qyteti Zabadini u godit nga një seri sulmesh ajrore izraelite.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika