Tre të vrarë dhe disa të plagosur, pasi Rusia e sulmon me breshëri raketash Ukrainën

Më 8 janar, Rusia ka kryer sulme me raketa në disa rajone të Ukrainës, duke vrarë së paku tre persona dhe plagosur mbi 30 të tjerë. Këto sulme kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe objekte ekonomike. Ushtria ukrainase raportoi se është përdorur sirena për sulme ajrore në shumicën e vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev

Një veturë e djegur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në rajonin e Ukrainës, Zaporzhija, 8 janar 2024.

Rusia i ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i vrarë së paku tre persona, plagosur mbi 30 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.

Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, janë lëshuar sirena për sulme ajrore.

Kanalet vazhduese ukrainase thanë se rreth dhjetëra bombardues strategjikë rusë shkrepën raketa lundruese, përfshirë raketa hipersonike të llojit “Kinzhal”.

Ushtria ukrainase tha se i ka rrëzuar 18 raketa dhe tetë dronë të prodhuar nga Irani.

U raportua për shpërthime të shumta në rajonet si, Harkiv, Dnipro, Kriv Rih, Hmelnitski dhe Zaporizhja.

Dy njerëz u vranë në Hmelnitski, ku së paku gjashtë shpërthime shkaktuan gjithashtu dëme në infrastrukturë, sipas administratës shtetërore të këtij rajoni.

Në Krivi Rig, guvernatori rajonal Serhiy Lysak tha se një grua u vra nga raketat ruse. Oleksandr Vilkul, kryetar i Këshillit të Mbrojtjes, tha se qyteti është duke u përballur me sulme të mëdha ajrore.

Në qytetin Novomoskovsk në rajonin e Dnipropetrovskit, një autobus i vogël i transportit publik, i mbushur me udhëtarë, u rrokullis si pasojë e forcës së një shpërthimi. Tri ndërtesa administrative, dy pompa karburanti dhe një ndërtesë banimi pesëkatëshe u dëmtuan, sipas Lysak.

Në përgjithësi, 24 njerëz u plagosën, përfshirë pesë fëmijë, dhe u dërguan në spital, shtoi ai.

“Mëngjesi nis me një shpërthim në qytet”, tha Ihor Terekhov, kryetar i Harkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, duke iu bërë thirrje qytetarëve të strehohen.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se qyteti u godit nga të paktën katër raketa, të cilat e dëmtuan një ndërmarrje industriale dhe një institucion arsimor. Dy njerëz u plagosën dhe dy të tjerë kanë ngecur nën rrënoja, tha ai.

Guvernatori Yuriy Malashko raportoi për pesë shpërthime në Zaporizhja, dhe shtoi se së paku dy njerëz u plagosën si pasojë e sulmeve, të cilat gjithashtu i dëmtuan zonat e banimit.

Ndërkohë, Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit rus, Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se rreth 300 qytetarë janë evakuuar vullnetarisht nga qyteti i Belgorodit, pas sulmeve që Ukraina po i kryen matanë kufirit.

“Rreth 300 qytetarë të Belgorodit, të cilët vendosën të largohen, janë vendosur përkohësisht në qendrat e akomodimit në Stari Oskol, Gubkin dhe Koroçanski [në rajonin e Belgorodit]”, tha Gladkov.

Më 30 dhjetor, zyrtarët rajonalë të Belgorodit thanë se nga sulmet ukrainase në këtë qytet u vranë 25 njerëz.

Ukraina e sulmoi qytetin rus si përgjigje ndaj sulmeve të mëdha raketore të Rusisë më 29 dhjetor në Ukrainë, ku u vranë dhjetëra njerëz. /REL

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika