Tre turistë nga Kosova bllokohen nga bora në Valbonë, shpëtohen nga Policia shqiptare dhe Emergjencat Civile të Kosovës
Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar pasi kishin mbetur në një terren të mbrehtë në veri të Shqipërisë, përkatësisht në malet e Valbonës. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se turistët kosovarë u shpëtuan pas një angazhimi të tyre në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës. “Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se […]
Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar pasi kishin mbetur në një terren të mbrehtë në veri të Shqipërisë, përkatësisht në malet e Valbonës.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se turistët kosovarë u shpëtuan pas një angazhimi të tyre në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës.
“Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova, duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve”, thuhet në njoftimin e Policisë përcjell Euronewsalbania.
“Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur ‘Ura Pojanes’, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.















