Tre vjet luftë në Ukrainë, Maqedonci: Me kapacitetet tona bëmë gjithçka për të përkrahur popullin ukrainas
Ministri aktual i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova për tre vjet ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur luftën e drejtë të popullit ukrainas. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë sot tre vjet më parë Rusia nisi agresionin e saj me qëllim të pushtimit të Ukrainës, duke risjellur luftën e […]
Ministri aktual i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova për tre vjet ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur luftën e drejtë të popullit ukrainas.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë sot tre vjet më parë Rusia nisi agresionin e saj me qëllim të pushtimit të Ukrainës, duke risjellur luftën e këtyre përmasave në kontinent.
“Në këto tri vite, populli trim ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka arritur të thyej parashikimet e agresorëve për këtë invazion. Në këto tri vite, ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim. Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar se në aspektin ushtarak, Kosova ka trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 shteti është pjesë e operacionit Interflex ku janë duke u trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar janë dërguar dy pako mbështetëse ushtarake.















