Vjosa Osmani, më 4 prill të vitit 2021, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës.

Osmani kishte marrë 71 vota nga 82 deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një video të postuar në Facebook, Osmani e ka shënuar këtë trevjetor si presidente.

“Sa më shumë gra në Institucionet e Sigurisë, aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë pa dallim,” u shpreh Osmani.

Ndërsa, përmendi edhe mbështetjen e aleatëve tanë.

“Të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian,” shtoi ajo.