Tre persona, dy gra dhe një burrë, shtetas të Kosovës, kanë raportuar në Polici se janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës nga një person i dyshuar, pronar i një lokali në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe ka ndodhur më 8 shtator 2026, rreth orës 10:00.
“Tre ankuesit, dy femra dhe një mashkull kosovarë, kanë raportuar se janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës nga i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.