Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për ryshfet, njëri u kap në flagrancë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, derisa njëri prej tyre është kapur në flagrancë. “Janë shoqëruar tre persona të dyshuar, zyrtarë të komunës së Prishtinë nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Njëri nga ta është […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, derisa njëri prej tyre është kapur në flagrancë.
“Janë shoqëruar tre persona të dyshuar, zyrtarë të komunës së Prishtinë nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Njëri nga ta është zënë në flagrancë në kryerje të veprës penale”, ka deklaruar Gashi për TV Dukagjinin.
Zyrtari i Komunës së Prishtinës, me inicialet A.G., i cili u kap në flagrancë, sipas Prokurorisë dyshohet se ka kërkuar ryshfet për t’i ndihmuar një pale të dëmtuar realizimin e pagesës për punët që kishte kryer në bazë të kontratës me komunën.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.















