“Tregu i hapur i rrymës”, Qeveria del me plan – bizneset skeptike
Izolim të ndërtesave, sisteme solare fotovoltaike për prodhim të energjisë, sisteme solare termike për ngrohje të ujit, bateri për sisteme solare fotovoltaike, dhe rregullatorë të fuqisë reaktive. Këto janë fushat e skemës, përmes së cilës, Qeveria po synon t’i ndihmojë bizneset me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, të cilat nga […]
Izolim të ndërtesave, sisteme solare fotovoltaike për prodhim të energjisë, sisteme solare termike për ngrohje të ujit, bateri për sisteme solare fotovoltaike, dhe rregullatorë të fuqisë reaktive.
Këto janë fushat e skemës, përmes së cilës, Qeveria po synon t’i ndihmojë bizneset me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, të cilat nga 1 qershori do të dalin në tregun e hapur të energjisë.
Sipërmarrësi Burim Piraj thotë se nëse do të rritet për mbi 200% çmimi i rrymës për bizneset, ashtu siç po thonë kompanitë, nga pesë mijë euro në muaj do t’i duhet të paguajë 12 mijë euro.
“Ato që ministrja Rizvanolli i ka ofru ato izolimet ato gjanat ato efiçencën ku ta dijë unë, ato janë shumë të parëndësishme se nuk kemi nevojë ne nuk jemi hotele. Për hotele për motele e ka zgjidh problemi ministrja Rizvanolli, për prodhim nuk është kurrfar opsioni kurrfarë oferte”, ka thënë Piraj.
Piraj që ka mbi 80 punëtorë dhe ka rreth 70 milionë euro qarkullim vjetor, thotë se do të detyrohen t’i shtrenjtojnë çmimet e produkteve, dhe për pasojë nuk do të jenë konkurrues me të tjerët.
Edhe Hamdi Malushaj nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se kjo nismë është produktive, por nuk përputhet me sfidën me të cilën po përballen bizneset.
Ai është i mendimit se Qeveria është dashur të insistojë në hetim të këtij vendimi e të jetë në krah të bizneseve, dhe jo ta pranojë atë.
“ZRRE të hetohet e të qiten numrat realë e jo me teke të dikujt. Ku ka 264% ku? Pse Kosova më shtrenjt dyfish çmimin se krejt të tjerët, këtu ka boll arsye për me hy me e hetu ZRRE-në, a ka ditë me bo a mos i ka rrëshqitë një 0 diku a nuk e di punën, a mos ka edhe naj sen, a çkado që të ketë”, ka thënë Malushaj.
Në anën tjetër ekspertët e fushës, e vlerësojnë nismën e Qeverisë si një hapë shumë të qëlluar por të vonuar, dhe me efekte pozitive vetëm pas një viti.
“Për shembull janë ato startupet e teknologjisë së informacionit të cilat janë të vendosur nëprë objekte të ndryshme nëpër qytete, ku potencaili për me instalu sisteme foto-voltaike apo edhe rregullatorë të fuqisë reaktive ato e kanë shumë të ulët, ose izolimin e objekteve potenciali është i ulët ose është mundësi shumë e vogël, por në anën tjetër disa bzinese që janë të mëdha e kanë potencialin për isntalimin e sistemeve foto-voltaike shumë mëtë ulët sesa nevojën që e kanë, ato..”, ka thënë njohësi i fushës së sigurisë, Adhurim Haxhimusa.
Haxhimusa thotë se në vitin e parë kjo masë e Ministrisë së Ekonomisë mund të mos ketë fare ndikim, dhe se kjo mund t’i ekspozojë bizneset para rrezikut të tregjeve energjetike jo stabile.















