Trendafilova sot në Kosovë, Policia bën ndërprerje të përkohshme të trafikut
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, të martën do ta vizitojë Kosovën. Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë gjatë kohës së vizitës, duke përfshirë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente të rrugëve. Për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e […]
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, të martën do ta vizitojë Kosovën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë gjatë kohës së vizitës, duke përfshirë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente të rrugëve.
Për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e lirë të eskortës zyrtare gjatë lëvizjes, Policisë e Kosovës do t’i nënshtrohet një plan që përfshin ndërprerje të përkohshme të trafikut në intervale të shkurta kohore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative në varësi të nevojave të momentit.
Në njoftimin e tyre, Policia iu drejtua qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik me një kërkesë për mirëkuptim të plotë ndaj masave të ndërmarra, duke e bërë të qartë se këto masa kanë për qëllim garantimin e sigurisë së kryetares dhe të gjithë personelit të saj gjatë qëndrimit në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale.
Molliqaj kishte deklaruar se protesta do të mbahet me datë 29 nëntor në ora 14:30.
Ai ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Po ashtu, ai ka thënë se protesta do të jetë masive në mënyrë që “t’i tregojnë asaj se qytetarët nuk janë dakord me veprimet e kësaj gjykate”.
Gjithashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) do të jenë pjesë e kësaj proteste të thirrur nga PSD-ja.















