Trendafilova viziton Kosovën – Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 14 maj. Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Për shkak të lëvizjes […]
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 14 maj.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Për shkak të lëvizjes së delegacionit dhe zhvillimit të takimeve zyrtare sipas agjendës, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore.
Në disa raste do të bëhet edhe riorientimi i trafikut në rrugë alternative.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar se këto masa janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e vizitës.















