Stina e verës po afrohet e sigurisht ndër pyetjet më të shpeshta janë se çfarë do të jetë trend këtë vit për të përmbushur garderobën.

Një nga veshjet më të lehta që mund të vishni kur është koha e ngrohtë është një fustan me mëngë të shkurtra. Ashtu si një bluzë klasike, por nuk keni pse të vishni pantallona shtrënguese me të. Mjafton një fustan ta kombinoni me këpucët tuaja të preferuara, atlete të rehatshme për një pamje të përditshme, ose sandale me taka për një stil më elegant dhe veshja juaj është e plotë.

Ilustrim

Për të qenë më pranë tendencave të modës së këtij viti, mund të zgjidhni një model me lule, apo ngjyra nga më të ndryshmet. Ky model është përhapur shumë së fundmi, duke mbushur vitrinat e dyqaneve, frymëzuar nga shumë emra të njohur të modës dhe ekranit.

Në varësi të preferencave, apo formave tuaja trupore, mund të zgjidhni gjatësinë që ju përshtatet. Modelet e fustaneve me lule dhe ngjyra të ndryshme me mëngë të shkurtra ju japin lirshmërinë për t’i mbajtur të shkurtër, treçereksh, apo të gjatë.

Materiali i rehatshëm i pambukut, e bën këtë veshje ideale edhe për të dalë në një piknik. Për të kompletuar pamjen, mund ta shoqëroni me një çantë shporte dhe aksesor.