Vagonët që për vite të tëra ndërlidhën qytete e njerëz, sot për një orë qëndruan të palëvizshëm në shina.

Kjo në shenjë proteste ndaj padrejtësive në vendin e punës dhe jetës së vështirë që u kanë shkaktuar kushtet.

Me asnjë ndryshim në paga për tash e 15 vite, ata kërkojnë rritje për të gjithë punëtorët e “Infrakos” dhe “TrainKos”.

Jemi mbledh për ti bërë thirrje edhe Qeverisë, lidhni bashkëpunim me Bordin dhe rregulloni çështjet tona. Kërkesa jonë e të gjithë punëtorëve, është ngritja e pagave sepse sot e kemi të pamundur të jetojmë me këtë inflacion kaq të madh e pagat kanë 15 vite që s’kanë lëviz asnjë fije, deklaroi Hysen Nikçi, Kryetar i Sindikatës.

Aktualisht, paga më e ulët në këto kompani është 320 euro, shumë kjo që punëtorët e konsiderojnë të pamjaftueshme dhe jo të denjë.

Paga varësisht prej pozite, pozita më e ulët 320-euro, një mekanik 380 euro pagë për punën që e kryn. Pozita tjera më lartë, inixhinieri 490 euro, pagë tepër e ulët për dikë me kaq rëndësi,deklaroi Florim Gjyrefci, Kryetari i Sindikatës.

Sindikatat e kanë të qartë qëndrimin e tyre  për sa u përket ngritjes së pagave.

Ne planifikojmë që e treta të jetë protestë, grevë e përgjithshme. S’kemi caktuar saktësisht sa rritjen po planifikojmë që paga më e ulët të jetë 550 euro, që as e lartë s’është, përfundoi Gjyrefci.

Kjo është protesta e dytë pas protestës më një maj. Më 26 maj është planifikuar protesta e radhës aty ku të gjithë trenat në Kosovë, do ndalojnë së punuari deri në plotësimin e kërkesave.