Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar pas një përplasjeje mes një treni dhe një autobusi publik në Bangkok.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, pasi flakët përfshinë autobusin dhe disa automjete pranë tij, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë treni, autobusi, makina dhe motoçikleta.
Ekipet e shpëtimit punuan për të nxjerrë të lënduarit ndërsa zjarrfikësit luftuan me flakët në përpjekje për të vënë zjarrin nën kontroll.
Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri tashmë është shuar, ndërsa ekipet po vazhdojnë ftohjen e zonës, ventilimin e gazrave dhe kërkimet për viktima të tjera të mundshme.
Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.
