Trent Alexander-Arnold jashtë fushës për muaj me Real Madridin

Trent Alexander-Arnold ka marrë një tjetër goditje në karrierën e tij te Real Madrid, pasi klubi spanjoll ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të mungojë për disa “muaj” pas një lëndimi të ri.

I transferuar nga Liverpooli gjatë verës, Alexander-Arnold ka pasur një start të vështirë te Los Blancos.

Ai nuk ka arritur të siguronte një vend në formacionin e Xabi Alonsos dhe është përballur me probleme të ndryshme fizike.

Një problem me muskujt e kofshës e detyroi të humbë shtatë ndeshje në La Liga dhe Champions League, duke përfshirë edhe El Clasicon ku ishte vetëm zëvendës pa luajtur.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Real Madrid “pas testeve të kryera sot, Trent Alexander-Arnold ka një lëndim muskulor në rectus femoris të muskulit të majtë të kofshës. Presim zhvillime të mëtejshme”.

Ky lëndim e bën të sigurt mungesën e tij në ndeshjen e Champions League ndaj Manchester Cityt dhe në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid.

Sipas gazetarit Fabrizoi Romano, lista e ndeshjeve që Alexander-Arnold do të humbasë përfshin:

  • Celta Vigo
  • Manchester City
  • Alaves
  • Sevilla
  • Betis
  • Superkupa e Spanjës
  • Levante
  • AS Monaco
  • Villarreal
  • Benfica
  • Rayo Vallecano

Ky sezon po rezulton i vështirë për mbrojtësin anglez, i cili duhet të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi përpara se të rikthehet në fushë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika