Trepça ’89 akuzon FFK’në: Kjo çka ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate
Trepça ’89 me anë të një komunikate për media ka reaguar pasi nga edicioni i ardhshëm do të bëjë pjesë në Ligën e Parë të Kosovës. Skuadra mitrovicase ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) duke aluduar se ka ndikuar në rezultatet e sotme të Superligës së Kosovës, konkretisht të ndeshjes Ferizaj – Dukagjini. […]
Trepça ’89 me anë të një komunikate për media ka reaguar pasi nga edicioni i ardhshëm do të bëjë pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra mitrovicase ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) duke aluduar se ka ndikuar në rezultatet e sotme të Superligës së Kosovës, konkretisht të ndeshjes Ferizaj – Dukagjini.
Sipas tyre, FFK-ja mbrojti klubet që e kanë përkrahur në Kuvendin e fundit Zgjedhor.
“U panë sot dashakqinjët e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën gjatë Kuvendit të fundit zgjedhorë,” thuhet në komunikatë.
Tutje, nga Trepça ’89 pretendojnë se institucioni më i lartë i futbollit kosovar është i uzurpuar.
“Nuk është fundi i Botës që bie Trepça’89 nga Superliga por duhet ta dijnë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetë vite.”
“Kjo qka ndodhi në Ferizaj është ftyra e vertetë e kësaj Federate. Kështu është uzurpu ky institucion,” shkruan Trepça ’89.
Duhet cekur se, të dielën mes polemikave të shumta Ferizaj siguroi barazhin, ndërsa Trepça’89 u rikthye pas vetëm një sezoni në Ligën e Parë.
Ferizajasit shënuan fitore të dyshimtë kundër Dukagjinit me rezultat 2-1, gjersa me rezultat identik triumfuan edhe mitrovicasit ndaj Prishtinës.















