Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, sonte pritet një tjetër kapitull i zjarrtë i betejës gjysmëfinale në play-offin e Superligës së Kosovës në basketboll.
Përballë njëra-tjetrës dalin Trepça dhe Peja, në ndeshjen e tretë të serisë që tashmë ka marrë ritëm dramatik.
Pas dy përballjeve të para, gjithçka mbetet e hapur – seria është e barabartë 1:1.
Trepça fitoi ndeshjen e parë si vendase, ndërsa Peja u kundërpërgjigj në takimin e dytë, duke barazuar gjithçka.
Tani, skena rikthehet sërish në Mitrovicë, aty ku Trepça synon të rimarrë epërsinë dhe të shfrytëzojë mbështetjen e madhe të tifozëve.
Por përballë ka një Pejë të etur për surprizë, skuadër që ndonëse e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e pestë, tregoi karakter duke eliminuar Yllin në çerekfinale.
Përballja mes Trepçës dhe Pejës fillon në ora 19:30.
Ndërsa në finale do të kualifikohet skuadra që arrin tri fitore në seri.