Trepça e mposht Bashkimin në “Minatori”

Në ndeshjen e sotme me Bashkimin, Trepça ka fituar me rezultat 92:78 derisa kjo ndeshje është zhvilluar në "Minatori". Tek vendasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë të shënuara

Trepça po vazhdon me fitore në Prince Caffe Superligë, ku në xhiron e 27-të mundi Bashkimin 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17), që ishte e 20-ta radhazi në elitë.

Çereku i parë u karakterizua me shumë pikë të shënuara, sidomos nga vendasit që u shkëputen, duke e fituar këtë pjesë 37:23. Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, për të bërë përmbysjen në 40:48, por me gjashtë pikë radhazi nga mitrovicasit, pjesa e parë përfundoi 46:48.

Megjithatë, ‘Xehetarët’ u këndellen në periodën e tretë, ku ishin më të mirë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 69:61. Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Trepça fitoi 92:78.

Te vendasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë e shtatë kërcime, kurse Isiah Umipig shënoi 22 pikë për mysafirët.

Trepça ka 25 fitore e dy humbje, kurse Bashkimi numëron 11 fitore e 16 humbje./Telegrafi

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika