Skuadra mitrovicase mposhti në finale Pejën me rezultat 78:76.

Përballje tejet interesante u zhvillua në palestrën “13 qershori” në Suharekë, ku deri në sekondat e fundit nuk dihej fituesi.

Ndeshja u përcoll edhe me incidente të shumta, pasi tifozët e të dyja klubeve hidhnin gjësende të ndryshme në parket.

Për këtë arsye, takimi u ndërpre përreth gjysmë ore pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë.