“Trepça” i’a ndërprenë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, kreu shkelje të rëndë të detyrave të punës
Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me iniciale E.A. Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi. “Trepça” ka thënë se E.A. ka bërë këto vepra: ”Përdorimi i paligjshëm i mjeteve të Trepça Sh.A”, “Keqpërdorimi i pozitës dhe tejkalimi i […]
Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me iniciale E.A.
Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.
“Trepça” ka thënë se E.A. ka bërë këto vepra: ”Përdorimi i paligjshëm i mjeteve të Trepça Sh.A”, “Keqpërdorimi i pozitës dhe tejkalimi i autorizimeve” dhe “Shkaktimi i dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë”.
“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2664, datë 24.02.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. E.A.”, thuhet në njoftim.















