Trepça ngushton serinë në finalen e tretë të “plejoffit” në 2:1

Golden Eagel Yllin ka humbur duelin ndaj Trepçës, ku kjo e fundit e ka ngushtuar serinë në 2:1

Ylli rrezikon ta humbasë titullin pas fitores së Trepçës, në finalen e tretë të “plejoffit” në 2:1.

Ndërsa, ndeshja ishte aq dramatike dhe emocionuese për sallën e stërmbushur me tifozë, ku mitrovicasit në sallën “13 Qershori” të Suharekës kanë shënuar fitore me një epërsi prej 3 pikë më shumë, 58:55 ndaj vendasve.

Ndeshja e cila u zhvillua me një palestër të stërmbushur nga shikuesit, ishte e hapur deri në fund, por që në këtë takim vendosi një seri 11:0 e Trepçës në çerekun e katërt. Në minutat e fundit, falë përvojës së Drilon Hajrizit dhe Amin Hotit, Trepça ia doli ta ruajë epërsinë dhe fitoi me tri pikë dallim, 58:55.

Hajrizi u shqua te Trepça me 21 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Qendra Andrew Gordon ndeshjen e mbylli me 12 pikë e plot 16 kërcime. Ndërkohë Hot shtoi dhjetë pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

ilustrim

Chris Harris kishte statistikat më të mira te Ylli. Ai ndeshjen e mbylli me tetë pikë e njëmbëdhjetë kërcime. Dajuan Graf shtoi 14 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime. Mikaile Tmushiq i shtoi 13 pikë. Henrik Shirkoi realizoi 11 pikë, por me efikasitet të dobët.

Ylli po synon ta mbrojë titullin, ndërsa Trepça ta fitojë atë pas dhjetë vjetësh. Ndeshja e katërt do të luhet mesjavën e ardhshme në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika