“Trepça” raporton dy raste vjedhjeje të pjesëve të trafove, pa ndikim në operim

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se në hapësirat e saj janë evidentuar dy raste të vjedhjes së pjesëve të trafove, duke theksuar se incidentet nuk kanë ndikuar në funksionimin aktual të ndërmarrjes.

Sipas njoftimit zyrtar, trafot e përfshira nuk kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë dhe më herët kanë shërbyer në njësi që tashmë janë jashtë funksionit. Për këtë arsye, nga menaxhmenti theksohet se këto raste nuk kanë pasoja në aktivitetin operativ apo afarizmin e ndërmarrjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se pajisjet në fjalë kanë qenë të planifikuara për zhvendosje edhe para se të ndodhte vjedhja, çka sipas ndërmarrjes e minimizon ndikimin e incidentit.

“Trepça” ka njoftuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e rrethanave në tërësi. Ndërkohë, është konfirmuar edhe bashkëpunimi me organet kompetente për hetimin e rastit.

Nga ndërmarrja është bërë e ditur se opinioni publik do të informohet për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika