Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll.
“Xehetarët” kanë mposhtur Bashkimin, në ndeshjen e gjashtë finale, me rezultat 82:67
Seria e finales përfundoi 4:2 në të mirë të skuadrës nga Mitrovica.
Ky është titulli i dytë radhazi për Trepçën dhe i gjashti në historinë e këtij klubi.