Trepça synon ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës

Trepça është në formë të mirë kohëve të fundit dhe është stabilizuar me ardhjen e trajnerit nga Turqia, Engin Gençoglu. Gençoglu është trajneri i tretë i Trepçës këtë sezon dhe nën drejtimin e tij ekipi mitrovicas i ka fituar katër ndeshjet e luajtura në Superligë. Ka mposhtur Pejën, Yllin, Vëllaznimin dhe Ponte Prizrenin

Drilon Hajrizi e udhëhoqi Trepçën drejt triumfit në Kupën e Kosovës në basketboll sezonin e shkuar.

Me 24 pikë të shënuara në finalen kundër Bashkimit, Hajrizi u zgjodh edhe MVP, pasi ishte më i merituari për trofeun e parë të ekipit nga Mitrovica pas një dekade.

Hajrizi synon ta bëjë të njëjtën gjë me Trepçën edhe në turneun “Final 8” të Kupës së Kosovës që nis të mërkurën dhe përfundon të dielën në Rahovec.

Hajrizi ka thënë të martën se Trepça si fituese në fuqi e kësaj gare do të japë gjithçka nga vetja për ta mbrojtur trofeun, edhe pse ka pranuar se nuk do të jetë aspak lehtë. Rrugëtimin për ta mbrojtur trofeun, Trepça e nis të mërkurën.

Prej orës 17:00, Trepça do të përballet me skuadrën e Vëllaznimit dhe nëse e mposht ekipin nga Gjakova, atëherë në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit mes Pejës dhe Rahovecit, i cili luhet prej orës 20:00.

Hajrizi pranon se orari do të jetë sfidë për të arritur deri në finale, pasi brenda katër ditësh do të duhet t’i luajnë tri ndeshje.

Megjithatë, ai insiston se Trepça ka fond, por edhe cilësi, jo vetëm për të arritur deri në finale, por edhe për ta fituar atë, pavarësisht se kush do të jetë kundërshtari i saj.

Ka mposhtur Pejën, Yllin, Vëllaznimin dhe Ponte Prizrenin.

“Jemi në ngritje si ekip nga ndeshja në ndeshje, pas ndryshimeve të bëra dhe besoj se formën e mirë që e kemi treguar në ndeshjet e fundit do ta shfaqim edhe në turneun e kupës. Presim të kemi paraqitje të mirë dhe t’i gëzojmë tifozët tanë, të cilët sigurisht se do të jenë në tribuna për të na përkrahur”, është shprehur Hajrizi.

Sipas tij, triumfi i Trepçës në kupë do të ishte një paralajmërim për skuadrat e tjera se krahas këtij trofeu, synohet edhe titulli i kampionit të Kosovës. Trepça tashmë e ka fituar një trofe, atë të Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa nuk pati sukses në turneun e Superkupës së Kosovës, duke pësuar në finale.

Hajrizi insiston se suksesi në kupë do të ishte motiv për të shkuar edhe për trofeun e tretë të sezonit, të cilin Trepça nuk e ka fituar për më shumë se një dekadë – titullin.

“Ne tashmë e kemi fituar një trofe dhe një tjetër e kemi lëshuar nga dora. Andaj, është një mundësi e mirë për trofeun e dytë të sezonit dhe këtë rast nuk duhet ta lëshojmë. Me sukses në kupë do të jepnim një sinjal se jemi gati edhe për titullin e kampionit”, ka thënë Hajrizi.

“Sigurisht se do të ishte një arritje e madhe nëse do ta mbyllim sezonin me tri trofe, përfshirë këtu edhe titullin. Do ta shpërblenim angazhimin e madh të kryesisë sonë, si dhe përkrahjen e fuqishme të tifozëve”.

Të enjten do të zhvillohen dy çerekfinalet e tjera: Sigal Prishtina – Bashkimi (17:00) dhe Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni (20:00).

E njëra prej këtyre ekipeve mund të jetë kundërshtari eventual i Trepçës nëse arrin të kualifikohet në finale.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika