Tri aksidente me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

Tre persona kanë humbur jetën, si pasojë e aksidenteve në komunikacion gjatë 24-orëve të fundit

Ilustrim

Tri aksidente me fatalitet raportohet të kenë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës.

Aksidentet kanë ndodhur në Podujevë, Prizren dhe Klinë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, në Podujevë një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.

Në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore edhe tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Podujevë 06.07.2023-19:30 – Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti në trafik.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, po në këtë ditë një person ka vdekur në fshatin Videjë të Klinës, si pasojë e një aksidenti në mes të trenit dhe një veture.

Siç njofton policia, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Klinë 06.07.2023-12:45.  Raportohet për një aksident trafiku në mes  trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e përditshëm të policisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika