Visar Kuçi, ka treguar rreth fillimit të karrierës së tij si violinist.

Ai është ftuar në emisionin “Reload”, në RTV Dukagjini, ku u bë e ditur se Kuçi ka plot tri dekada që merret me instrumente.

“Duhet me qenë shumë i organizuar dhe i disiplinuar. Jam pjesë e Filharmonisë së Kosovës, është puna ime kryesore, e kam angazhimin më të madh aty. Ajo është primarja e më pas i kam edhe këto projektet e tjera”, është shprehur ai.

Muzicienti Kuçi ka folur edhe për dallimet në mes të atyre që mësojnë me partitura e nota teksa shton se të njëjtit shumë shpesh nuk janë në gjendje aty për aty të improvizojnë gjë që i dallon nga ata muzicientë që janë të trajnuar me “vesh”.

“Kam pasur fat që i kam bërë të dyja paralel”, thotë Kuçi.

Ai thotë së preferon që gjithçka të jetë e shkruar dhe me nota ngase këtë e konsideron më të lehtë.