Tri ditë festë në Prishtina Max Fest

Prishtina Max Fest po vjen me 3 ditë festë, spektakël, panair dhe oferta të shumta në sheshin e ri George Bush ku në një organizim të vetëm dhe tërësisht falas do te argëtohemi me superyjet si Elvana Gjata, Bardhi, Offchestra, Melinda, Sabri Fejzullahu dhe PINT Mc Kresha & Lyrical Son.

Prishtina Max Fest rikthehet me edicionin e tretë në Prishtinë, një bashkëpunim i ngushtë mes Max Travel dhe Komunës së Prishtinës sjell festivalin që do të ofrojë shumë aktivitete për të gjitha grupmoshat, ku në të njëjtën kohë do të jetë i hapur edhe panairi më i madh i turizmit në Kosovë duke sjellë për ju më shumë se 50 hotele nga destinacionet më të njohura të Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll, si dhe hotele nga Egjipti dhe Dubai.

Prishtina Max Fest ka bërë të ditur se këtë vit, me datat 7, 8 dhe 9 Maj 2023, Max Fest do të mbahet në sheshin George Bush në Prishtinë, ku gjatë këtyre tri ditëve do të ketë një super festë për fëmijë, promovime hotelesh, oferta speciale dhe në shenjë mirënjohjeje për të gjithë do të organizohen 3 netë super koncerte me yje të estradës.

Dita e parë e festivalit Max Fest do të jetë një ditë kushtuar fëmijëve. Gjatë gjithë ditës së dielë të 7 majit në sheshin George Bush, fëmijët do të kenë mundësinë të ndjekin koncertin e fëmijëve, të argëtohen me palaqo, maskota, të pikturojnë fytyrën, si dhe të marrin pjesë në shumë aktivitete të tjera që janë përgatitur enkas për ta.

Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe panairi i turizmit, ku hotelet do të prezantohen për të gjithë qytetarët. Kjo ditë do të mbyllet me një koncert gjigant me këngëtarët e njohur Bardhi dhe Elvana Gjata.

Dita e dytë e Max Fest do të vazhdojë në sheshin George Bush, ku do të vijojë panairi dhe prezantimi i hoteleve. Pasdite do të mbahet një takim me agjentët turistikë, me përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Egjipti dhe Dubai, avio kompanive dhe pjesëmarrës të tjerë nga fusha e turizmit në Kosovë.

Mbrëmja do të kulmojë me një koncert të jashtëzakonshëm nga Offchestra dhe Melinda
Në ditën e tretë, panairi do të vazhdojë për të gjithë qytetarët, por në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me organizatën TOKA, për të shënuar Ditën e Evropës, do të jetë një ditë e veçantë për fëmijët me shumë aktivitete, lojëra të ndryshme, turne dhe sfida për ta.

Të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë të ngjyrosin banerin “Finally we will travel visa free to Europe”.

Ky festival madhështor do të mbyllet në mbrëmjen e 9 majit me një super koncert nga yjet më të njohur të muzikës Sabri Fejzuallahu dhe Pint Lyrical Son&Mc Kresha.

Bëhuni pjesë e Max Fest nga data 7,8 dhe 9 Maj, Prishtina Max Fest nuk do t’ju kursej nga surprizat e tjera të përgatitura për ju.

Programi i Prishtina Max Fest 2023

– 7/Maj – 12:00 Hapja zyrtare e panairit dhe promovimi i hoteleve
– 7/Maj – 13:00 Max Fest Dita e Fëmijëve ku përgjatë tërë ditës do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmije si Koncert dhe Mini Disco, ngjyrosje te fytyres, palaqo dhe akrobacione të ndryshme dhe vallëzime te fëmijëve.
– 7/Maj – 15:00 Performancë nga Qendra Kulturore e Komunës së Prishtinës
– 7/Maj – 15:00 Performancë nga Shkolla e muzikës Pren Jakova Prishtine
– 7/Maj – 20:00 Koncerti me performim Live – DJ | Bardhi | Elvana Gjata
_____________
– 8/Maj – 10:00 Dita II e Panairit dhe prezantimi i hoteleve
– 8/Maj – 17:00 Takim me agjentet turistik, hotelet nga Turqia, Egjipti dhe Dubai, kompanitë ajrore dhe pjesëmarrës të tjerë nga fusha e turizmit në Kosovë
– 8/Maj – 20:00 Koncerti me performim Live DJ | Offchestra | Melinda
_____________
– 9/Maj – 10:00 Dita III e Panairit dhe prezentimi i hoteleve
– 9/Maj – 12:00 Prishtina Max Fest Dita e Evropës ku në bashkëpunim me organizatën TOKA do të organizohen lojëra, turnire dhe sfida për fëmijët.
– 9/Maj – 13:00 Ngjyrosja e dhe prezentimi i banerit Finally WE WILL TRAVEL to EUROPE
– 9/Maj – 20:00 Koncerti me performim Sabri Fejzuallahu | Pint Lyrical Son, Mc Kresha

Të fundit nga rubrika