Tri nga pesë vendet që udhëtimi i biznesit ka ndryshuar pas pandemisë

Pandemia COVID-19, ka sjellë më së shumti ndryshime tek Mbretëria e Bashkuar për udhëtimin e biznesit

S

Gjatë kohës kur kufizimet nga COVID-19 po hiqen në të gjithë botën, udhëtimi i biznesit  po rikthehen në një mënyrë të madhe në vitin 2022.

Gjatë pandemisë të gjitha udhëtimet u ndaluan, udhëtimet ndërkombëtare të biznesit u goditën rëndë sepse thirrjet me video zunë vendin e vizitave në terren.

Sipas “Bbc Travel”, këto janë tri shtetet:

Mbretëria e Bashkuar

Sipas të dhënave të TipActions, Mbretëria e Bashkuar shërben si qendër për tregtinë ndërkombëtare, dhe ka rezervimet më të shumta të biznesit në Evropë këtë vit.

Ioanna Karelia, themeluese e biznesit online “Be Your Maverick” ka thënë se “Shumë kompani globale kanë selitë e tyre në Londër. Të bësh biznesh personalisht shpesh është e nevojshme për të krijuar besim.

Mbretëria e Bashkuar hoqi kufizimet e fundit të udhëtimit në muajin mars dhe kërkesat për udhëtimet e punës janë evidente.

Mbretëria e Bashkuar

Spanja

Spanja me rezervime është e dyta për udhëtimet e biznesit këtë vit. Ky vend ka parë disa lloje të udhëtimeve të punës. Kompanitë e mëdha ose koorporatat janë më të fuqishme pas pandemnisë, veçanërisht në rajonin e Katalonjës.

Pronari i “Charming Villas Catalonia”, Richard Calvin ka thënë se “Para COVID-19, ne do të merrnim mesatarisht dy ose tre pyetje për ngjarje të koorporatave të biznesit në muaj. Që nga Krishtlindjet, ne tani po marrim tetë deri në dhjetë kërkesa mujore “.

Spanja

Meksika

Me rezervimet më të shumta për udhëtimet e punës nga çdo vend i Amerikës Latine është Meksika. Ky shtet ka mbajtur disa prej politikave të hapura të udhëtimit gjatë pandemisë, për këdo që lejohej të udhëtonte me aeroplan për biznes ose argëtim, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

“Mexico City” mbetet qendra më e rëndësishme ekonomke, Guadalajara është qyteti i dytë më i madh i vendit. Ky qytet ka bërë investime të mëdha në biznes gjatë dy viteve të fundit. Një ndër investimet më të mëdha është “Expo Guadalajara” që investoi më shumë se 23 milionë dollarë gjatë pandemisë, për të lehtësuar praktikat higjienike, zbatimin e procedurave të testiit dhe ndërtimin e zonave të lehtësimit.

Meksika

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika