Tri pikëkalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara

Pikëkalimet kufitare në Merdare, dhe Jarinje që lidhin Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara për kamionë dhe autobusë, ndërkaq përmes tij mund të kalojnë veturat private

Pika kufitare në Jarinje

Pikëkalimet kufitare në Merdare dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara për kamionë dhe autobusë, aty mund të kalohet vetëm me vetura private.

Për dallim nga këto dyja, në Bërnjak hyrje – daljet janë krejtësisht të bllokuara dhe nuk mund të kalojë asnjë lloj automjeti.

Kurse pika kufitare të Dheut të Bardhë, ku po qëndron ekipi i RTV Dukagjinit, nuk është e bllokuar.

Situata aty është e qetë dhe me pak fluks të automjeteve. Kryesisht janë qytetarë nga Lugina e Preshevës, të cilët po e përdorin këtë pikë.

Edhe këtu, sikurse në pikat e tjera, përveç veturave, kamionët të cilët janë me targa serbe dhe me mallra po kthehen mbrapa dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Bllokadat në kufi janë shkaktuar për shkak të protestave që janë mbajtur në territorin serb.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në pikat kufitare Merdare dhe Jarninje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika