Me vonesë erdhën por edhe jo duarthatë.

Në përpjekjen e radhës për të konstituar Kuvendin e Kosovës duke zgjedhur kryeparlamentarin, Lëvizja Vetëvendosje erdhi me tre propozime, njërin të përsëritur për të dytën herë radhazi.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati morri vetëm 55 vota pro. Siç edhe është bërë praktikë, pasi nuk morri votat, Murati doli me një propozim tjetër në emër të partisë, një anëtare tjetër që gëzon pozitën e ministres.

E kështu iu përgjigj Bekë Berisha nga radhët e Aleancës. Efekt.

Për të tretin propozim, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi pe, e propozoi dikë siç e kërkoi tash e disa muaj Partia Demokratike, një deputet që nuk ka pasur pozitë ekzekutive.

PDK nuk e mbajti fjalën. Deputetët e saj votuan kundër por Basha.

Të pyetur se pse nuk e mbajtën fjalën, kryetari i PDK-së thonë se subjekti i tij, ka vija të kuqe edhe për deputetët e propozuar.

”Rezerva kam për scilin. Ka deputetë të caktuar që një pjesë e grupit parlamentar nuk i votojnë por e rëndësishme është që për disa vota, situata ka mbet e bllokune. Me qef as Dimal Bashën se kish votu kërkush…asnjë obligim nuk e kemi me votu propozimet e vetëvendosjes sepse skemi marrëveshja as s’dojmë me pas”, ka thënë Memli Krasniqi, deputet i PDK-së.

Ndërsa nga LDK po thonë se janë duke qëndruar tëpandryshueshëm me qëndrimin e tyre. Ata duan marrëveshje politike.

”LDK ka treguar konsitencë në qëndrimet e saja. Kemi deklaruar se nuk votojmë nëse nuk kemi marrëveshje politike paraprakisht. Njësoj vepruam edhe sot pavarësisht emrave që deklaroi VV. Për dallim për partitë e tjera politike, LDK është me të vërter demokratike she z. Gashi ka qëndrimin e tij”, ka thënë Besian Mustafa, deputet i LDK-së.

E për konsultim mes partive politike po kërkojnë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

”Duhet konsultim mes grupeve parlamentare se si do të veprojë”, ka thënë Time Kadriaj – AAK.

Për partinë e parë, seanca e sotme dëshmoi bllokuesin e vërtetë të Kuvendit.

”Sot e patë përfundimisht siç thotë populli, iu hoç peta lakërorit edhe u dëshmua që për më shumë se katër muaj kjo opozitë po e mban vendin të bllokuar. Diçka që ka mundur të kryhet me 15 prilë, jemi në fund të gushtit dhe spo konstituoher kuvendi. Qëllimi ka qenë të bllokohet, mos të formohen instituxionet sepse nuk duan të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka thënë Hekuran Murati, deputet i LVV-së.

Seanca e ardhshme mbahet të martën.