Tri radiolidhje e një veturë sekuestrohen pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit për eksplozivin afër Ujmanit

Policia e Kosovës, gjatë hetimeve për shpërthimin afër Liqenit të Ujmanit, ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok, duke sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë, dhe ka identifikuar një të dyshuar për intervistim

Foto Dorentina Thaçi, TV Dukagjini.

Policia e Kosovës, gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok, ku siç raportoi më herët Dukagjini ka identifikuar dhe intervistuar një të dyshuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se gjatë bastisjes mes të tjerash është gjetur një veturë dhe tri radiolidhje që janë sekuestruar.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Identifikohet i dyshuari që hodhi eksploviz afër Ujmanit, Policia bastis shtëpinë e tij

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika