Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë, Istog dhe Malishevë
Brenda 24-orëve, Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste të dhunës në familje, për të cilat janë arrestuar tre burra të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike apo psikike ndaj anëtarëve të familjes. Në Prishtinë, më 16 korrik rreth orës 17:00, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një anëtari mashkull […]
Brenda 24-orëve, Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste të dhunës në familje, për të cilat janë arrestuar tre burra të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike apo psikike ndaj anëtarëve të familjes.
Në Prishtinë, më 16 korrik rreth orës 17:00, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një anëtari mashkull të familjes, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur.
I dyshuari është trajtuar në klinikën psikiatrike dhe më pas është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.
Po të njëjtën ditë, në Istog rreth orës 19:30, një tjetër burrë u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.
Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Malishevë, më 15 korrik në orën 22:00, një burrë tjetër është ndaluar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.
Në këtë rast, prokurori ka vendosur që i dyshuari të mbahet në ndalim.















