Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në tri ditët e fundit

Raporti i Policisë së Kosovës, i ditës së enjte, ka bërë të ditur se gjatë tri ditëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje, që meshkujt kosovar kanë ushtruar ndaj femrave, rastet janë raportuar në qytete të ndryshme

Ilustrim





Policia e Kosovës, në raportin e së enjtes ka bërë të ditur se në tri ditët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Njëri nga rastet ka ndodhur të hënën e 31 tetorit, në komunën e Gjakovës, që është raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Të dyshuarit e rastit e kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, kësisoj prokurori i shtetit pas intervistimit ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 31.10.2022 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë ofenduar dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit e viktimës kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.  Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta nuk ka pranuar strehim dhe është kthyer në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, dy rastet e tjera kanë ndodhur të mërkuren 2 nëntorit.

Njëri prej tyre ka ndodhur në qytetin e Vitisë, pas orës dymbëdhjetë të natës, që një mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes dhe viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore.

Mashkulli kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes së tij si dhe demolim të shtëpisë, ndërkohë që me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viti 02.11.2022 – 00:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes së tij si dhe demolim të shtëpisë. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan raporti i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, rasti tjetër i ndodhur të mërkuren ka qenë në Komunën e Prizrenit, që një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke kryer kështu veprën “Dhunë në familje dhe sulm”.

Megjithatë lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës kanë treguar se i dyshuari nuk është intervistuar pasi ka qenë nën efektin e barnave, mirëpo prokurori i shtetit  më pas ka vendosur që personi i dyshuar të dërgohet në mbajtje.

“Prizren DHUNË NË FAMILJE & SULM 02.11.2022 – 21:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari nuk është intervistuar pasi që i njëjti ka qenë nën efektin e barnave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika