Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja me COVID-19 janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë të martën e 19 prillit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar tri raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 837 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 54 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej 477.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 20 persona kundër COVID-19.

Statistikat të publikuara nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në Facebook

Ndërkaq, 902 mijë e 076 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 459.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 936.

Janë një milion e 824 mijë e 629 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 18 prill, në Kosovë 16 raste të reja dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika