Nga dita kur kishte bërë koalicion me Albin Kurtin dhe kishin vendosur t’ia mësyjnë garës së zgjedhjeve nacionale, Vjosa Osmani kërkonte votën që të bëhej presidente.

Ndonëse jo direkt përmes votës për këtë post, ajo megjithatë e arriti qëllimin dhe përmes Kuvendit, Vjosa Osmani arriti t’i marrë votat me raundin e tretë të votimit.

Kjo u bë e mundur vetëm atëherë kur Albena Reshitaj e AAK-së dha votën e saj dhe Adelina Grainca që si deputete u bë me elektoratin e PDK-së, por mendjen e ndërroi dhe pikërisht në kohën kur kërkohej vota për Vjosa Osmanin, Grainca në zyre të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kësisoj edhe u bën votat e mjaftueshme që Vjosa Osmani të bëhet presidentja e dytë grua në Republikën e Kosovës.

Por për punën e saj shpesh herë ka pasur dyshime në anshmëri, e shumë herë është quajtur edhe marionetë e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Pretendenti për president në zgjedhjet e 2021 që sot është deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan Osmanin vetëm si staf i Qeverisë së Kurtit.

“Inekzistente, ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ndërkohë mendim krejt tjetër ka një ish-bashkëpartiak i saj, deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Sipas tij, Osmani ka treguar maturi politike dhe ka rritur pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare duke përmendur këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Presidentja është një nga akterët të mos themi ndër kryesoret që e përcakton edhe formën e dialogut por e përcakton edhe marrëveshjet të cilat janë gjithmonë në koordinim me qeverinë, presidencën dhe akterët e tjerë politik. Në këtë mënyrë besoj që detyra e saj është duke u kryer në mënyrën më të mirë të mundëshme”, ka vijuar ai.

Vjosa Osmani gjatë ditës ka publikuar një video ku ka përmbledhur punën e saj 3 vjeçare në pozitën e shefes së shtetit.