Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Triera Kasumi-Berisha, ka mirëpritur mbrëmjen e së premtes bashkatdhetarët që kanë ardhur në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasumi-Berisha ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në procesin zgjedhor, duke e cilësuar votën e tyre si pjesë të rëndësishme të vendimmarrjes demokratike në vend.
Ajo ka vlerësuar se ushtrimi i së drejtës kushtetuese për votim nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës përbën një kontribut të drejtpërdrejtë në forcimin e demokracisë dhe në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
“Pjesëmarrja e diasporës në proceset zgjedhore është kontribut i drejtpërdrejtë në forcimin e demokracisë dhe të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Kasumi-Berisha.