Triera Kasumi-Berisha thotë se Osmani e nisi “çarjen” me Guxo-n

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Triera Kasumi-Berisha, ka folur për raportet mes Guxo-s dhe presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se përçarja ka ardhur nga veprimet e kësaj të fundit.

Në emisionin Debat Plus, Kasumi-Berisha tha se Guxo ka qenë i përkushtuar ndaj temave që, sipas saj, kanë qenë në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve.

Duke komentuar raportet mes ministres në detyrë Donika Gërvalla dhe kandidates për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ajo deklaroi se “çarja erdhi nga Osmani”, ndonëse shtoi se ka respekt për ish-presidenten dhe punën e saj në përfaqësimin e vendit.

Sipas saj, vendimi i Osmanit për të dalë në konferencë për media më 6 mars për shpërbërjen e Kuvendit ishte i gabuar dhe nuk prodhoi efekt juridik sipas Kushtetuës.

“Çarja erdhi nga Vjosa Osmani, unë kam shumë respekt për presidenten na ka përfaqësuar ka qenë presidente e krejt qytetarëve të Kosovës brenda jashtë vendit. Por u shpërfaqë pak si shumë, kur në mëngjesin e 6 marsit, menjëherë me dalë me një konferencë me shpërbë Kuvendin, vendim ky që sipas kushtetues nuk prodhojë efekt juridik por nuk ke as e drejtë ajo çfarë e bëri”, ka deklaruar ajo.

Kasumi-Berisha tha gjithashtu se Guxo me shtatë deputetë nuk do të kishte pasur vota të mjaftueshme për ta propozuar e vetme Vjosa Osmanin për presidente.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika