Trim Tërnava emërohet kryeshef i KOSTT-it
Bordi i Drejtorëve i Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, KOSTT ka emëruar Trim Tërnavën në pozitën e kryeshefit rkzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike. Sipas njoftimit Tërnava do ta nisë ushtrimin e detyrës më 16 shkurt 2026. “Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, […]
Bordi i Drejtorëve i Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, KOSTT ka emëruar Trim Tërnavën në pozitën e kryeshefit rkzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.
Sipas njoftimit Tërnava do ta nisë ushtrimin e detyrës më 16 shkurt 2026.
“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A., në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2026, njëzëri ka emëruar z. Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT Sh.A. i cili do të filloj këtë detyrë nga data 16 shkurt 2026.















