Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit “shumë herë”, në një postim të publikuar në platformën Truth Social.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se për cilat incidente konkrete bëhet fjalë.
Ndërkohë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se forcat amerikane kanë hipur në një tanker të sanksionuar gjatë natës në rajonin Indo-Paqësor, në kuadër të operacioneve për të goditur rrjete që, sipas tyre, mbështesin Iranin.
Në një deklaratë në platformën X, autoritetet amerikane thanë se kanë kryer një operacion detar “pa incidente” mbi anijen M/T Tifani, e cila ishte e shënjestruar nga sanksionet.
Sipas Pentagonit, operacioni është pjesë e përpjekjeve globale për të ndërprerë rrjetet e paligjshme dhe për të ndaluar anijet e sanksionuara që, sipas SHBA-së, i ofrojnë mbështetje materiale Iranit.
Irani thotë se po përgatit ‘karta të reja’ për fushën e betejës