Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ai komplotoi dhe u angazhua në veprimtari shantazhi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias, sipas një dosjeje gjyqësore të paraqitur nga avokati i tij në gjykatën e lartë në Atlanta

Ish-presidenti Donald Trump ulet në tryezën e mbrojtjes me ekipin e tij mbrojtës në një gjykatë në Manhattan. (Seth Wenig/Pool/AP)
Ish-presidenti Donald Trump ulet në tryezën e mbrojtjes me ekipin e tij mbrojtës në një gjykatë në Manhattan. (Seth Wenig/Pool/AP)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u deklarua i pafajshëm më 31 gusht lidhur me akuzat se tentoi në mënyrë të paligjshme t’i përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia dhe ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të javës së ardhshme.

“Siç dëshmohet nga nënshkrimi im më poshtë,” thuhej në dosjen me dy faqe të paraqitura në gjykatën e lartë të qarkut Fulton nga avokati kryesor i Trump, Steven Sadow, “në këtë mënyrë heq dorë nga akuza zyrtare dhe deklaroj se nuk jam FAJTOR ndaj aktakuzës në këtë rast”.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Fultonit, Scott McAfee, kishte caktuar seancat dëgjimore për Trumpin dhe 18 të tjerët të akuzuar në këtë rast për 6 shtator. Por, një dokument i publikuar tani bën të ditur se Trump nuk do të ketë nevojë të paraqitet në atë seancë.

Vendimi për mos u paraqitur personalisht bën që ish-presidenti republikan të mos detyrohet të deklarohet i “pafajshëm” në një sallë gjyqi. Gjykatat në Xhorxhia kanë rregulla mjaft të lehta për lejimin e kamerave televizive në sallën e gjyqit dhe ky hap do të thotë që Trump nuk do të duhet të deklarohet lidhur me akuzat ndaj tij në televizion.

Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta kthyer humbjen e tij në zgjedhje nga presidenti demokrat, Joe Biden.

Rasti i Xhorxhias përbën aktakuzën e katërt të ngritur ndaj Trump. Ai përballet me një gjyq në Nju Jork lidhur me një pagesë të bërë ndaj një ylli të pornografisë dhe një gjyq në Florida për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara federale.

Një tjetër aktakuzë, në Uashington, e akuzon atë për përpjekje të paligjshme për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Prokurori i posaçëm Jack Smith ka kërkuar që gjyqi të nisë në janar, por ende nuk është caktuar një datë.

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Javën e kaluar, Trump u dorëzua në burgun e qarkut Fulton , ku u procedua si çdo i pandehur tjetër kriminal. Atij iu morën shenjat e gishtërinjve, u regjistruan gjatësia dhe pesha e tij dhe iu nënshtrua një fotografie që The Guardian më parë raportoi se ai kishte kërkuar dëshpërimisht ta shmangte.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika