Trump deklaron se do të takohet “shumë shpejt” me Putinin

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se do të takohet “shumë shpejt” me presidentin rus Vladimir Putin pas marrjes së detyrës, për të diskutuar strategjinë e përfundimit të luftës në Ukrainë

Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka deklaruar të hënën se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin “shumë shpejt” pasi të ketë marrë detyrën, javën e ardhshme.

Trump nuk dha një afat kohor se kur mund të mbahej takimi, i cili do të ishte i pari mes udhëheqësve të të dy vendeve që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kur u pyet mbi strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës, zoti Trump i tha televizionit Newsmax se “ka vetëm një strategji dhe ajo varet nga Putini dhe nuk ma do mendja se është shumë entuziast për mënyrën se si ka shkuar lufta sepse nuk ka shkuar mirë as për atë”, tha zoti Trump.

“E di se ai do të më takojë dhe unë do ta takoj shumë shpejt. Do ta kisha takuar më parë, por duhet marrë detyra. Për disa gjëra, është më mirë të kesh marrë detyrën”, ka theksuar Presidenti i zgjedhur.

Ligjvënësi Mike Waltz,i cili pritet të jetë këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare tha të dielën se pritet që të ketë një bisedë telefonike mes zotit Trump dhe zotit Putin “në ditët apo javët e ardhshme”./VOA

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika