Trump dhe Biden arrijnë në Kongres

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, drejt Kongresit, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Trumpit.

Biden shërbeu në këtë post një mandat katërvjeçar.CNN ka raportuar se Biden i la një letër Trumpit në Zyrën Ovale.

Dy liderët u takuan paraprakisht në Shtëpinë e Bardhë dhe pinë çaj.

Presidenti i ri do të betohet në orën 17:47, sipas kohës në Kosovë.

Kjo orë është zgjedhur pasi që Trump do të bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të motit të ftohtë, ceremonia e inaugurimit mbahet brenda dhe jo para ndërtesës së Kongresit, siç ndodh zakonisht.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika