Trump dhe Putin nisin bisedën telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësshefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Po ndodh tani – presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me presidentin e […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësshefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Po ndodh tani – presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që nga ora 10:00 e mëngjesit [e kohës lokale]. Thirrja po shkon mirë dhe është ende në progres”, ka shkruar ai.
Në qendër të diskutimit mes dy liderëve është përfundimi i luftës në Ukrainë, një çështje që ka qenë në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare.
Detaje të mëtejshme nga biseda pritet të bëhen publike më vonë.















