Trump do të lejohet të kthehet në Facebook dhe Instagram

Në një deklaratë, Nick Clegg, presidenti i Metës, tha se kompania kishte ndërmarrë veprime pas lavdërimit të Trump për njerëzit e përfshirë në dhunë në Kapitol. Tashmë, Meta ka njoftuar se do t'i jepte fund pezullimit dyvjeçar të llogarive të tij

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të lejohet të kthehet në Facebook dhe Instagram, pasi Meta njoftoi se do t’i jepte fund pezullimit dyvjeçar të llogarive të tij.

Pezullimi do të përfundojë “në javët e ardhshme”, tha gjigandi i mediave sociale.

Në një deklaratë, Nick Clegg, presidenti i Metës për çështjet globale, tha se publiku “duhet të jetë në gjendje të dëgjojë se çfarë thonë politikanët e tyre”.

Presidenti i atëhershëm i SHBA-së u pezullua për një kohë të pacaktuar nga Facebook dhe Instagram pas trazirave të Kapitolit në 2021.

Firma kishte ndërmarrë veprime pas “lavdërimit të Trump për njerëzit e përfshirë në dhunë në Kapitol”, tha Clegg.

“Pezullimi ishte një vendim i jashtëzakonshëm i marrë në rrethana të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Ai tha se një rishikim zbuloi se llogaritë e Trump nuk përfaqësonin më një rrezik serioz për sigurinë publike. Por për shkak të “shkeljeve” të së kaluarës së Trump, ai tani do të përballet me dënime të larta për shkelje të përsëritura.

Republikanët kanë bërë presion qëTrump të lejohet të kthehet në Facebook ndërsa ai përgatitet të kandidojë sërish për presidencën vitin e ardhshëm.

Trump postoi në kompaninë e tij të mediave sociale, Truth Social, si përgjigje të mërkurën, duke thënë se Facebook kishte “humbur miliarda” pasi ndaloi “presidentin tuaj të preferuar, mua”.

“Një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti në detyrë, apo kujtdo tjetër që nuk e meriton ndëshkimin!” ai shkroi.

Truth Social, një platformë e mediave sociale që ai ngriti në vitin 2021, ka shumë më pak përdorues se Facebook. Ky i fundit numëron  rreth tre miliardë përdorues.

Truth Social mund të ketë deri në pesë milionë llogari megjithëse ka të ngjarë që ka shumë më pak përdorues aktivë.

Megjithatë, Trump ka një marrëveshje ekskluziviteti me Truth Social – kjo do të thotë se ai kërkohet ligjërisht të postojë së pari në platformë – gjashtë orë përpara çdo platforme tjetër.

Do të thotë nëse ai poston në Facebook ose Twitter – ka një shans që ai të paditet.

Analistët paralajmërojnë gjithashtu se nëse Trump do të ndalonte përdorimin e Truth Social, ose të postonte përmbajtje diku tjetër, platforma do të luftonte për të mbijetuar.

Ai thjesht mund ta injorojë atë marrëveshje ekskluziviteti – dhe të fillojë të postojë përmbajtje menjëherë. Megjithatë, kjo mund t’i hapë atij probleme ligjore.

Ajo që është gjithashtu e mundur është se ai thjesht mund të presë deri në qershor, kur skadon marrëveshja, transmeton BBC.

Ose, ai mund të marrë vendimin që të mos kthehet më në platformat që ai i ka kritikuar vazhdimisht.

Megjithatë, nëse vendos të kthehet, Trump do të duhet të ndjekë rregullat e Metës. Kompania ka lënë derën hapur për një tjetër pezullim nëse ai i shkel ato.

Kjo do të thotë që Tump-it do t’i duhet të mbajë gjuhën (në një farë mase) në Facebook, në një mënyrë që nuk duhet ta mbajë aktualisht në Truth Social.

Lajmi për rivendosjen e Trump u kritikua shpejt nga demokratët dhe disa organizata aktiviste, të cilat shprehën shqetësimin se ish-presidenti mund të përdorte sërish platformën për të përsëritur pretendimet e rreme se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika