Trump drejt Kinës me Elon Musk e Tim Cook, delegacioni amerikan mbushet me gjigantë të biznesit

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të shoqërohet nga disa prej emrave më të njohur të biznesit amerikan gjatë vizitës së tij zyrtare në Kinë këtë javë, raportoi Bloomberg News duke cituar një zyrtar të The White House.

Sipas raportimit, në delegacionin amerikan janë ftuar edhe drejtuesi i Tesla, Elon Musk, si dhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

Burimi bën të ditur se mbi 12 drejtues të korporatave më të mëdha amerikane do të jenë pjesë e kësaj vizite, e cila synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe arritjen e marrëveshjeve të reja tregtare me Pekinin.

Në mesin e emrave të përmendur janë edhe David Solomon nga Goldman Sachs, Stephen Schwarzman nga Blackstone, Larry Fink nga BlackRock, Jane Fraser nga Citigroup, si dhe Dina Powell McCormick nga Meta Platforms.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë konfirmuar se Trump do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kinë nga data 13 deri më 15 maj, ku pritet të zhvillojë takime me liderët kinezë dhe përfaqësues të biznesit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika