Trump emëron Mike Waltz ambasador në OKB
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka larguar Mike Waltz nga posti i këshilltarit për siguri kombëtare dhe e ka emëruar atë ambasador në OKB. Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se do të emërojë Waltz si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, duke […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka larguar Mike Waltz nga posti i këshilltarit për siguri kombëtare dhe e ka emëruar atë ambasador në OKB.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se do të emërojë Waltz si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, duke theksuar se ai “ka punuar fort për të vënë interesat e shtetit tonë në radhë të parë”.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio do ta zëvendësojë përkohësisht Waltz-in, duke mbajtur dy nga postet më të fuqishme në administratë – hera e parë që ndodh kjo që nga vitet ’70.
“Kur kam një problem, e thërras Marco. Ai e zgjidh”, ka thënë Trump gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Largimi i tij ndodhi pas polemikave lidhur me një rast, ku Waltz kishte përfshirë një gazetar në një grup komunikimi të ndjeshëm mbi sulmet ushtarake ndaj Houthi-ve në Jemen.
Këshilltari për siguri kombëtare është një rol kyç në hartimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së, dhe për të nuk kërkohet konfirmim nga Senati. Gjatë mandatit të parë të Trump, këtë post e kanë mbajtur katër persona: Michael Flynn, H.R. McMaster, John Bolton dhe Robert O’Brien.















