Trump fajëson Kanadanë për tymin nga zjarret dhe paralajmëron tarifa shtesë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka fajësuar Kanadanë për tymin e shkaktuar nga zjarret masive pyjore që është përhapur në disa shtete amerikane, duke paralajmëruar se kostoja e përballimit të ndotjes do t’u shtohet tarifave ekzistuese ndaj mallrave kanadeze.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump e cilësoi situatën si “plotësisht të papranueshme” dhe tha se do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin kanadez, Mark Carney, për të diskutuar masat që do të ndërmerren, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po i mirëmban siç duhet pyjet e saj… Shtetet e Bashkuara po pushtohen në mënyrë të panevojshme nga ajri i ndotur dhe i pashëndetshëm”, shkroi Trump.

Ai shtoi se kjo është “neglizhencë e qëllimshme” dhe se fenomeni po përsëritet çdo vit, duke i kushtuar miliarda dollarë SHBA-së.

“Kostoja e kësaj ndotjeje duhet, domosdoshmërisht, t’u shtohet tarifave që Kanadaja po paguan aktualisht”, deklaroi presidenti amerikan.

Tymi nga qindra zjarre pyjore në Kanada ka mbuluar pjesë të mëdha të SHBA-së, nga rajoni i Mesperëndimit deri në verilindje të vendit, duke bërë që autoritetet të këshillojnë qytetarët të qëndrojnë brenda për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Nga ana tjetër, ministrja kanadeze për Menaxhimin e Emergjencave dhe Rezistencën e Komuniteteve, Eleanor Olszewski, tha se qeveria kanadeze ka investuar 12 miliardë dollarë kanadezë që nga viti 2020 në qëndrueshmërinë e pyjeve dhe parandalimin e zjarreve.

Ajo theksoi gjithashtu historinë e gjatë të bashkëpunimit mes Kanadasë dhe SHBA-së në luftën kundër zjarreve në të dy anët e kufirit.

“Prioriteti ynë i parë në këtë moment është mbrojtja e qytetarëve kanadezë dhe garantimi i sigurisë së komuniteteve”, deklaroi Olszewski.

Ekspertët e klimës vlerësojnë se rritja e temperaturave ka krijuar kushte më të thata në pyje, duke shtuar rrezikun dhe intensitetin e zjarreve në Kanada, e cila ka një nga sipërfaqet pyjore më të mëdha në botë.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Trumpit dhe kryeministrit Mark Carney kanë qenë të tensionuara, ndërsa presidenti amerikan, menjëherë pas rikthimit në detyrë në vitin 2025, vendosi tarifa ndaj disa importeve kryesore nga Kanadaja.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika