Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi samitin në Pekin me homologun e tij kinez Xi Jinping si “jashtëzakonisht pozitiv”, ndërsa i bëri një ftesë zyrtare për të vizituar SHBA-në në shtator.
Gjatë një darke shtetërore në Pekin, Trump ftoi Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan, për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator.
“Faleminderit përsëri, president Xi, për këtë pritje të mrekullueshme. Është nder për mua t’ju ftoj ju dhe zonjën Peng në Shtëpinë e Bardhë. Mezi presim t’ju mirëpresim”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan theksoi se bisedimet me delegacionin kinez ishin “jashtëzakonisht pozitive dhe produktive”, duke shtuar se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës janë të veçanta dhe me rëndësi të madhe për të dy popujt.
Ai vuri në dukje se amerikanët dhe kinezët ndajnë vlera të përbashkëta si puna e palodhur, guximi dhe dëshira për arritje.
“Bota është më e veçantë kur ne të dy jemi të bashkuar dhe punojmë së bashku”, tha Trump gjatë fjalës së tij.
Trump ndodhet në një vizitë shtetërore treditore në Kinë, vizita e parë e një presidenti amerikan në detyrë në këtë vend pas nëntë vitesh.